Gazeta “Marka” shkruan se Kristiano Ronaldo e ka paralajmeruar largimin e tij nga Reali qysh para ndeshjes finale të Champions-it, pasi iu kishte thënë bashkëlojtarëve të vet se ndeshja me Liverpulin do të ishte e fundit për të me ekipin “mbretëror”.
“Ronaldo u kishtë thënë bashkëlojtarëve të vet para disa javësh se ai do të largohej nga Reali, kështu që ata nuk e habitën shumë, kur dëgjuan deklaratën e fundit të Ronaldos, kur ai aludoi hapur se i kishte dhënë fund qëndrimit të tij në ‘Santiago Bernabe’. Sidoqoftë, ata u befasuan nga momenti që zgjodhi Ronaldo për të bërë deklararatën e tij”, vinte në dukje gazeta e njohur spanjolle “Marka”.
Sfidanti.al