Lajme special nga legjenda e Premier Ligës: Fergusoni del nga spitali

Media angleze njofton se trajneri legjendar anglez, ser Aleks Ferguson, doli nga spitali, afro një muaj, pasi atij i ra hemorragji dhe mjekët i bënë operacion në tru. Fergusoni që u dërgua për kurim të mëtejshëm në shtëpi, u tha gazetarëve se sezonin e ardhshëm atë do ta shihnin në stadium, duke bërë tifozllëk për “Mançestrer Junajtidin”.

Trajneri i njohur skocez u shtrua në spital me urgjencë, më 5 maj, pasi ai pësoi një goditje gjaku në kokë dhe mjekët ndërhynë menjëherë, duke e stabilizuar gjendjen e tij, deri sa ajo u përmirësua gradualisht dhe sot ai doli nga spitali për të shkuar në shtëpi, ku do të vazhdojë kurimin e mëtejshëm.

Sfidanti.al