Reali i Madridit – në prag të “remontit” të përgjithshëm

Realin që, gjatë verës së kaluar, mbeti pa njërin prej futbollistëve të vet më të mirë, Kristiano Ronaldo, që u transferua te Juventusi, sikurse bëhet e ditur, e pret nje “remont” i përgjithshëm. Pronarët e këtij klubi mezi po presin që të bëjnë ndërrimin e brezave, me qëllim që të ngrejnë një ekip “mbretëror” të ri dhe më të mirë.

Verën e ardhshme nga ekipi, sikurse paralajmërohet, do të largohet Luka Modriç, ndërsa presidenti Florentino Perez, verën e kaluar, mezi arriti që ta mbajë këtë mesfushor të shkëlqyer kroat, duke qenë se për të tregoi një interesim të madh Interi italian, por tani gjërat kanë ndryshuar.

Media spanjolle shkruan se Perezi tani nuk ka ndërmend t’i ofrojë Modriçit ndonjë kontratë të re, ndërkohë që kjo aktualja skadon më 2020. Sipas medias, tani mesfushori kroat 34-vjeçar e ka “në xhep” lejën që të ikë verën e ardshshme nga Reali, vetkuptohet, nëse do të vijë ndonjë ofertë e pranueshme për këtë lojtar që, sidoqoftë, është nënkampion i botës. Thuhet se si zëvendësues i tij është projektuar danezi Kristian Erikseni i Totenhemit.

Po ashtu, në “Santiago Bernabeu” po i hapen gjithnjë e më shumë dyert yllit të ri brazilian Vinisius Zhunior, të cilin trajneri i deritanishëm i Realit, Hulen Lopetegi, e anashkalonte.

Sfidanti.al