Ozili pozon sërish me pushtetin, por nuk mërzitet njeri

Futbollisti gjerman me origjinë turke shkaktoi një “barrë” me kritika e reagime në vendin e tij pas fotos së bërë përpara Botërorit, në krah të presidentit të Turqisë, Erdogan. Imazhi i Mesut Ozilit u dëmtua shumë, sulmet erdhën nga të gjitha anët, ndërsa ai pas Kupës së Botës, u tërhoq nga kombëtarja gjermane në shenjë proteste.

Së fundmi, Ozili doli në foto në Angli me princin Uilliam, ndërsa që të dy morën pjesë në një aktivitet të quajtur “Futbolli për paqen”. Mesfushori i Arsenalit, madje, i dhuroi trashëgimtarit të kurorës një fanelë të tij me autograf, ndërsa komentoi në rrjetet sociale se “ishte nder dhe kënaqësi që iu takova”. Nuk besohet se kjo foto do të krijojë ndonjë reagim negativ në Britaninë e Madhe apo në Gjermani.

Sfidanti.al