Reali durim mbretëror për Donarumen dhe sulmuesin Mbape

Real Madrid nuk do t’i transferoj Gianluigi Donnarumman dhe Kylian Mbappen gjatë kësaj vere

E përditshmja sportive madrilene, Marca, ka zbuluar se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i gatshëm të presë deri në verën e ardhshme për t’i transferuar Gianluigi Donnarumman dhe Kylian Mbappen.

Donnarumman, i cili ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Milanin, në verën e ardhshme mund të transferohet si futbollist i lirë në Real Madrid, përcjell Express.

Por, Marca nuk e përjashton mundësin që Los Blancos t’i ofroj Milanit gjatë kësaj vere 30 milionë euro për portierin e Italisë.

Kurse, Mbappe u ka bërë me dije të gjithëve se edhe këtë sezon do të mbetet në Monaco. Kështu, Real Madrid do të tentoj ta transferoj në verën e ardhshme.

Ylli i ri i Monacos pritet t’i kushtoj Los Blancos trefish më shumë sesa Donnarumman.