Perezi me një hall…real, po e refuzojnë të gjithë trajnerët!?

Mbas dorëheqjes së Zinedin Zidanes nga stoli i drejtimit të Realit të Madridit, presidenti Florentino Perez është përfshirë në probleme të mëdha, pasi nuk po arrin që të gjejë një pasues të denjë të tij. Interesant është fakti se ai ka marrë refuzime nga disa trajnerë, me të cilët nisi bisedimet për stolin e “nxehtë” të klubit mbretëror. Fillimisht, Reali tregoi interesim për trajnerin aktual të përfaqësueses gjermane, Joakim Lëv, por ky i fundit u përgjigj se nuk kishte kohë të mendonte për Realin, pasi e kishte përqëndruar të gjithë vëmendjen te kombëtarja e Gjermanisë. Më pas, disa mediume vunë në dukje se trajneri aktual i Totenhemit, Maurisio Poketino, është i interesuar për t’u shpëngulur në “Santiago Bernabe”, por problemi qëndronte te fakti se ky trajner argjentinas ka nënshkruar kohët e fundit një kontratë të re me klubin, kështu që presidenti i Totenhemit, Daniel Levi, kërkon 50 milionë euro për të.

Si alternativë tjetër u përmend edhe Xhulian Nagelsmani, por ky trajner i ri gjerman refuzoi që të largohej nga Hofenhajmi, ndërsa vuri në dukje se ai nuk ishte i interesuar që të kalonte te Reali i Madridit. Zgjidhje e fundit ishte angazhimi i trajnerit të tanishëm të Juventusit. Masimiliano Alegri, por mesazhi që mori Florentino Perezi nga trajneri italian ishte i qartë – refuzim!

Besojeni ose jo, pavarësisht se çdo trajner do ta kishte ëndërr që të drejtonte një klub të tillë si Realit i Madridit, por, megjithatë, kjo

detyrë ka peshën dhe rëndësinë e vet të madhe, pra edhe një presion shumë të madh, kështu që kjo është edhe arsyeja se përse klubi “mbretëror” ka marrë kaq refuzime brenda një kohe kaq të shkurtër.

Sfidanti.al