David Luiz me pushime, gjirafat per pak e lene pa floke

David Luiz eshte lene jashte Boterorit nga trajneri i Brazilit, Tite keshtu qe ai nisi pushimet. Se bashku me familjen, mbrojtesi i Çelsit udhetoi drejt Emirateve te Bashkuara Arabe ku nder te tjerat vizitoi edhe parqe me kafshe, foto e video me te cilat ai i publikoi ne rrjetet sociale.

Braziliani u pa me delfine, koala e tigra, por momentin me argetues ai e pati me gjirafat. David Luiz po xhironte nje video teksa ishte duke i dhene ushqim nje prej gjirafave por ajo menjehere gati sa nuk i hengri floket pasi i ngaterroi me ushqim. Per fat te mire, David Luiz reagoi shume shpejt dhe e gjithe kjo mbeti thjesht nje episod per te qeshur, nderkohe qe video beri xhiron e botes nepermjet rrjeteve sociale.

Sfidanti.al