‘Bombe’ e merkatos; Salah i ofrohet Barcelones

Mohamed Salah mund te jete alternativa e Grizman ne sulmin e Barcelones per sezonin e ardhshem. Lajmi behet i ditur nga e perditshmja spanjolle AS, sipas se ciles, perfaqesuesit e Salah i kane ofruar kartonin e futbollistit, kampioneve te Spanjes dhe ne kete moment bisedimet jane te hapura.

Gjithnje sipas AS, ditet e fundit jane zhvilluar disa takime mes njerezve te besuar te futbollistit dhe anetareve te Barcelones me keta te fundit qe donin te shihnin mundesine  e transferimit te sulmuesit egjiptian ne Camp Nou.

Mohamed Salah e mbylli sezonin ne Premier League me 32 gola duke u shpallur edhe Lojtari me i mire i vitit ne Angli. Me Liverpoolin ai arriti deri me finalen e Liges se Kampioneve te cilen e braktisi per shkak demtimi, nderkohe qe ishte edhe lideri i Egjiptit ne kualifikimin e kesaj skuadre ne Boteror. Ashtu siç ka ndodhur edhe me yjet e tjere, Liverpooli eshte gati te shese Salah por do te kerkoje nje shifer mbi 100 milione Euro.

Ditet e fundit ka filluar te qarkulloje lajmi se Liverpooli ka mundur te siguroje Fekir nga Lioni qe ka te njejtin stil loje me Salah. Ne momentin qe kjo levizje do te konfirmohet, ‘The Reds’do te nise te studioje ofertat per Salah dhe Barcelona pritet te beje nje te tille.

Sfidanti.al