Panik midis tifozëve, ç’ishte kjo deklaratë e Lionel Mesit?!

Megaylli i Barcelonës dhe i Argjentinës, Lionel Mesi, mbas ndeshjes së fundit të La Ligës, i bëri tifozët që të shqetësohen shumë, pasi deklaroi se ai ka në plan që “t’i varë në gozhdë” këpucët e futbollit! Mbas fitores së thellë 8-2 të Barcelonës në ndeshjen ndaj Hueskës së sapongjitur në konkurrimin elitar spanjoll, në të cilën ai shënoi dy gola dhe dha dy asistenca, Mesi shkaktoi panik midis tifozëve, kur deklaroi se ai do të mund të dalë në pension, kur të mbarojë kontrata e tij aktuale me klubin katalonjas.
“Do të shoh sesi do të veproj mbas skadimit të kontratës sime. Sidoqoftë, unë do të flas me kryesinë e klubit, kur të vijë koha. Unë vetë nuk jam shumë i shqetësuar”, tha Mesi i pashqetësuar, por, duke shqetësuar tifozët e Barcelonës që e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë largimi i Mesit nga klubi katalonjas. Megjithatë, Mesi premtoi se do të përpiqet që të sjellë edhe një kupë tjetër të Ligës së Kampioneve në vitrinën e muzeut të Barcelonës.
Sfidanti.al