Paris Sen Zhermenit do t’i duhet te beje pas Kilian Mbape me 3 ndeshjet e radhes e Ligue 1. Sulmuesi 19 eshte ndeshkuar nga Komisioni i Disiplines me 3 sfida pezullim per veprimin jo sportiv te kryer ne fundin e sfides me Nim.
Ne minuten e 93, Mbape u ndal nga prapa nga nje prej mbrojtesve te Nim, gje qe ai nuk e pelqeu aspak. 19 vjecari nuk humbi kohe, por u ngrit dhe e shtyu kundershtarin e tij, episod qe nuk i shpetoi arbitrit te ndeshjes qe nuk ngurroi t’i tregoje kartonin e kuq.
Episodi mund t’i kushtonte me shtrenjte Mbappese sepse mund te ndeshkohej me 5 ndeshje pezullim, por Komisioni e la denimin e tij me vetem 3 ndeshje pezullim. Kjo do te thote se Mbappe nuk do te luaje ne ndeshjet me Sent Etien, Ren dhe Reims.
Sfidanti.al