I tillë thuhet se është akordi mes palëve, dhe të cilin Leo e ka pranuar, ndërsa i është garantuar se paratë e kontratës 2-vjeçare do t’i marrë në 4 vjet. Në fund të fundit, do t’i ketë ato të cilat ia kanë premtuar që më parë. Lionel Mesi ka rënë dakord që të zbresë nga 75 milionë euro në sezon bruto (139 milionë neto), në “vetëm” 37.5 milionë euro bruto në sezon (69.5 milionë neto). E tillë, rroga e yllit për dy sezonet që i mbeten në Katalonjë, por do të vazhdojë të marrë po të njëjtat të ardhura edhe nga viti 2023 deri në 2025 kur të luajë në SHBA. E përditshmja franceze “L’Ekip” shkruan se Mesi fitonte mbi 205 000 euro në ditë në “Kamp Nou”, ndërsa me kontratën e re do të fitojë diçka më shumë se 100 000 në ditë, por do të vazhdojë të mbetet më i paguari.
Sfidanti.al