Ka kaluar viti që kur e larguan me ceremoni, në një mënyrë të shëmtuar. Një legjendë si Luis Suarez u përzu nga Barcelona prej trajnerit Ronald Kuman, ndërsa në prag të ritakimit këtë fundjavë, ai deklaron se gjendja në “Kamp Nou” është kaq e keqe saqë dëmton lojtarët. “Unë gjykoj që Ksavi (Hernandez) do të bëjë mirë të mos e marrë detyrën e trajnerit në këtë kohë nëse ia ofrojnë, – tha sulmuesi uruguajan, – nuk është momenti i duhur, le të presë. Në klub ka një luftë që dëmton lojtarët”. Suarezi e ka fjalën për konfliktin me presidentit Laporta dhe trajnerit Kuman, që nuk është shkarkuar vetëm sepse klubi nuk mund ta përballojë këtë gjë nga ana financiare, por edhe për probleme të tjera. Barcelona u mund 0-3 në Lisbonë nga Benfika në Champions dhe rrezikon eleminimin që në grup. Këtë fundjavë, katalanasit ndeshen me Atletikon e Madridit, që fitoi vjet titullin me ndihmën edhe të golave të Suarezit.
Sfidanti.al