Gjatë verës së kaluar, Barcelona bëri përpjekje të mëdha që të sillte Filipo Kutinjon e Liverpulit në “Kamp Nou”, por, megjithatë, Liverpuli nuk u dorëzua dhe ky futbollist brazilian mbeti në “Enfild”. Megjithatë, emri i Kutinjos vazhdon që të lidhet me klubin katalonjas. Gazeta lokale “Sport” shkruan se futbollistët e Barcelonës i kanë kërkuar kryesisë së klubit të tyre që ta sjellë këtë lojtar të talentuar në “Kamp Nou”, gjatë sezonin dimëror të transferimeve. Nga ana tjetër, sikurse thuhet, Liverpuli, tani, është i gatshëm që të bisedojë për transferimin e tij, por që shuma të mos jetë më e vogël se 150 milionë euro.
Sa për kujtesë, te Barcelona, verën e kaluar, erdhën Paulinjo dhe Dembele, nga i cili, në fakt, pritej shumë, por ai u dëmtua dhe, vetëm tani, do të kthehet në fushë që të shihet sesa vlen ai në të vërtetë.
Sfidanti.al