Serhio Buskets është një nga futbollistët që ka meritën e madhe për sukseset që Barcelona ka arritur gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, kështu që është logjike që tifozët, qysh tani, të mendojnë se kush do ta pasojë atë në pozicionin e mbrojtësit ndërlidhës, mbas largimit të tij. Në ndeshjen e fundit të Kupës së Mbretit mes Barçës dhe Mursias, një pjesë e medias dhe tifozët u bindën se katalonjasit nuk kanë pse të shqetësohen, sepse në radhët e veta kanë një Buskets të ri dhe mbiemri i tij është, gjithashtu… Buskets.
Fjala është për futbollistin e ri, Oriol Buskets, që nuk ka asnjë lidhje farefisnore me yllin aktual të Barcelonës, por që luan në të njëjtin pozicion, ka një konstrukt trupor të ngjashëm dhe, sipas specialistëvë, zotëron një teknikë të lartë, duke pasur parasysh lartësinë e tij. Ata kanë të përbashkët faktin se baballarët e tyre kanë qenë portierë. Kështu që shpresat e Oriol Busketsit 18-vjeçar për të ardhmen janë të mëdha.
Sfidanti.al