Perezi do t’i sigurojë Zidanes një përforcim të madh në janar

Reali i Madridit ka nevojë për përforcime, madje, qysh në janar, dhe, para së gjithash, ai ka nevojë për një portier. Tani, tifozët e Mançesterit Junajtidit mund të marrin frymë lirisht, pasi portieri i tij, David De Gea, nuk është më në objektiv të Realit, pasi “Los Biankosit”, në janar, do të përpiqen të sjellin një portier tjetër.

Mediumet spanjollë shkruajnë se presidenti Florentino Perez ka në plan që të aktivizojë klauzolën e portierit të shkëlqyer të Atletiko Bilbaos, Kep Arizabalaga që, tani për tani, konsiderohet si portieri i ri më i mirë në Spanjë.

Kepi është vetëm 23 vjeç dhe, siç njofton gazeta “Marka”, Reali do të ndajë 20 milionë euro, aq sa është, sikurse thuhet, klauzola e tij e shitjes. Gazeta e lartpërmendur shkruan se përfaqësues të Realit dhe të Bilbaos do të takohen, këtë të shtunë, në Baskia, ku pritet që të mirren vesh bashkërisht.

Sfidanti.al