Mauoro Ikardi po shkëlqen këtë sezon me bluzën e Interit dhe, tani, konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë. Për këtë arsye, interesimi për të është rritur shumë nga klubet e mëdhenj evropianë. Bashkëshortja dhe agjentja e tij pesonale, Vanda Nara, u prononcua në median italiane, duke deklaruar se ajo synon që “të nxjerrë” nga Ikardi, të paktën 200 milionë euro! Kjo bionde seksi zbuloi se shumë klube të mëdhenj evropianë janë të interesuar për shërbimet e Mauros, por se ai është i lumtur tek Interi dhe nuk ka ndërmend që të lëvizë nga ky klub.
“Preferoj që të mos t’i zbuloj emrat e klubeve që kanë kontaktuar me mua. Mauro mendon vetëm për Interin. Kryesia e tij e di se ai ka refuzuar shumë klube, sepse në zemër ai është një ‘neroazur’ i vërtetë”, deklaroi Vanda, duke shtruar pyetjen: “Ju do të pyesni sesa kushton Mauro Ikardi, momentalisht? Të paktën 200 milionë euro!”
Sfidanti.al