Gremio i Brazilit është kampioni i ri i Amerikës së Jugut, pasi titulli i parë, mbas 22 vitesh, shkoi në Porto Alegre që është qyteti i lindjes së “magjistarit” të topit, Ronaldinjo, dhe që është ngritur i gjithi në këmbë nga gëzimi i fitimit të këtij trofeu të madh. Lumenj njerëzish mbushën rrugët e Porto Alegros sipas ritmit të sambas braziliane, duke krijuar përshtypjen se po zhvillohen karnavalet e famshme braziliane. Pjesë përbërëse dhe e pandarë e gëzimit të përgjithshëm ishte edhe piroteknika, ndërkohë që qielli mbi këtë qytet brazialin u mbush me fishekzjarrë të ngjyrave të ndezura nga më të ndryshme.
Gremio u shpall kampion i Brazilit, pasi mundi dy herë ekipin Lanus, duke u kurrorëzuar triumfator i kontinentit të Amerikës së Jugut, kështu që ai do të marrë pjesë në kampionatin botëror të klubeve që do të zhvillohet, muajin e ardhshëm, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Për Gremion ky është titulli i 3-të në Kupën Libertadores.
Sfidanti.al