Kush është portieri më i mirë në botë? Sa i sinqertë ky Tibo Kurtua…

Për këtë pyetje, sigurisht, që ka përgjigje të ndryshme, Manuel Nojer, David De Gea, Tibo Kurtoa, Jan Obllak ose Xhixhi Bufon…  Por, sidoqoftë, për trajnerin italian, Antonio Konte, nuk ka asnjë dilemë, duke qenë se ai konsideron se portieri i tij, Tibo Kurtoa, është më i miri në botë në pozicionin e tij. Vetë Kurtua bëri një deklaratë në “Skaj Sport” dhe, ç’është e vërteta”, ai nuk u tregua aspak modest:

“Sikurse duket, edhe unë ndjehem kështu, sikur unë jam më i miri në botë. Duhet të kesh besim te vetja, të mendosh se ti je më i miri”, vuri në dukje ky portier belg.

Sfidanti.al