Timo Verner , çfarë pret shkenca të zbulojë më tepër për sulmuesin

Një nga futbollistët më të talentuar gjermanë, Timo Verner, që, aktualisht, luan me Laipcigun, do të ketë “testin e karrierës” që do të konfirmojë, shkencërisht, nëse ky lojtar zotëron kondicionin më të mirë psiko-fizik, para se të kalojë te ekipi kampion i Evropës, Reali i Madridit. Gazeta spanjolle dhe gjermane shkruajnë se Verneri është është i detyruar që të kalojë testin special, para se të nënshkruajë kontratën me Realin, pasi në ndeshjen e ekipit të tij kundër Beshiktashit në Stamboll, në Ligën e Kampioneve, ai nuk duroi dot dhe doli jashtë fushës, për shkak të zhurmës shumë të madhe në stadium, të shkaktuar nga tifozët. Mbas këtij incidenti, u konstatua se Verneri ka problem me muskujt që lidhen shtyllën kurrizore që, nga ana e saj, ka lidhje nervore me kokën dhe reagojnë negativisht ndaj zhurmës së madhe.

Te Reali i Madridit, te Verneri shohin një zëvendësues të denjë për Karim Benzeman, por që ai të vijë te ky klubi “mbretëror”, duhet të japin “dritën e gjelbër” specialistët përkatës për gjendjen e tij psiko-fizike, pasi për aftësitë futbollistike të tij askush nuk dyshon.

Sfidanti.al