Lajmi i madh vjen nga Spanja si dhe nga Brazili. Vetë kapiteni i Argjentinës nuk deshi në asnjë moment që të diskutonte në publik të ardhmen e tij, duke ia lënë gjithçka në dorë babait, por mediat spanjolle shkruajnë se gjithçka u rregullua pa pasur nevojë të shpërqendrohet vetë Mesi. Superylli do të vazhdojë karrierën tek Barcelona, pasi La Liga ia ka dhënë lejen klubit katalanas për ta regjistruar kontratën me rrogën e parashikuar aty. Duket se në “Kamp Nou” kanë arritur të zbresin shpenzimet, ose kanë bindur me dokumente La Ligën se kjo gjë do të ndodhë shpejt. E rëndësishme është që Mesi mbetet “blaugrana” të paktën edhe 2 sezone, në të cilët do të synojë të fitojë gjithçka, kampionatin dhe sidomos Championsin për ta mbyllur karrierën më i qetë në SHBA që nga viti 2023.
Sfidanti.al