Marselo te Juventusi fantazi italiane apo tradhëti galaktike?

Të paktën kështu thonë në Torino, ku, sikurse duket, një lajm i tillë është i pëlqyeshëm. Marselo ka njofuar kryesinë e Realit se ai dëshiron që ata ta shesin te Juventusi, bën të ditur “Tuttosporti”. Në fakt, klubi torinez e ka shprehur interesimin e tij për këtë futbollist të shkëlqyer brazilian që verën e kaluar, mbas ardhjes së Kristiano Ronaldos. Pritet që Reali të kërkojë deri në 60 milionë euro për Marselon.
Sipas informacioneve më të fundit, Marselo ka biseduar për dëshirën e tij që të shkojë te Juvja me bashkëlojtarët e tij. Sigurisht që presidenti Florentino Perez nuk është i lumtur. Sidoqoftë, ata që kanë dyshime te një lajm i tillë, kujtojnë intervistën e fundit që Marselo i dha muajin e kaluar kanalit televiziv të Realit të Madridit, të cilit ai i vuri në dukje:
“Unë shumë i kënaqur këtu, ku jam. Të gjithë e dinë se Reali është shtëpia ime. Unë këtu jam entuziast si një djalosh 18-vjeçar dhe do ta vazhdoj kontratën që kam me Realin, deri në fund”, deklaroi atëkohë Marselo. Kontrata e tij në “Bernabe” mbaron më 2022.
Sfidanti.al