Arsenali në ndeshjen e fundi të raundit të 9-të të Premier Ligës mundi 3-1 Lesterin, duke arritur kështu fitoren e 10-të radhazi. “Dhelprat” kaluan në avantazh me autogolin e Beljarinit në min. e 31-të, por mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, barazoi në fund të pjesë së parë.
Në pjesën e dytë Arsenali nuk luajti mirë, por shkëlqeu.
Në min. e 61-të në lojë hyri Obamejangu që brenda vetëm pesë minutash shënoi dy gola! Për golin e dytë po flet e gjithë bota, pasi ai nuk ishte gol, por një shedever (kryevepër artistike). Goli erdhi si rezultat i një prej aksioneve më të bukur gjatë këtij viti: dhjetë pasime të sakta, duke filluar nga portieri deri te goli i shënuar nga Obamejangu. Një magji e vërtetë!
Sfidanti.al