Isko: S’e kuptoj se pse qajmë për Ronaldon, ai deshi dhe iku vetë!

Reali i Madridit, kampion i Evropës, ndodhet në një krizë të madhe rezultatesh që, në përgjithësi, po lidhet me largimin e Kristiano Ronaldos nga klubi “mbretëror” për te Juventusi. Në klub, gjatë këtyre kohëve të fundit, po mbizotëron një atmosferë nervozizmi. Një nga futbollistët më të mirë të Realit, Isko Alarkon, tha diçka interesante, kur u pyet, nëse ekipit i mungon Ronaldo.
“S’e kuptoj se përse gjatë të gjithë kohës po flasim për dikë që nuk është më këtu. Përse duhet të qajmë, sepse, fundi i fundit, ai deshi dhe iku vetë. Tjetër punë, kur neve na mungojnë Garet Bejli dhe Dani Karvahali, sepse ne duhet ta kompensojmë lojën e tyre, duke dhënë më shumë nga vetja. Secili nga neve duhet të japë maksimumin. Ne edhe mund të luajmë keq, por ne nuk duhet të harrojmë se ne jemi Reali dhe jemi në gjendje të ngrihemi mbi situatën e krijuar”, theksoi Isko.
Sfidanti.al