Batuta pjesërisht është e Zhoze Murinjos, një njeri që di ta zgjedhë fjalën. Pas humbjes së Mançester Junajtidit ndaj Juventusit, trajneri i anglezëve deklaroi se ekipi i tij e kishte të pamundur të luftonte ndaj një kundërshtari që kishte në mbrojtje një dyshe të pathyeshme.
“Nuk mund të bësh asgjë ndaj mbrojtjes së Juves, – tha portugezi, – kanë Bonuçin e Kielinin si bazë të skuadrës, që duket se kanë bërë ndonjë kurs në Harvard, sesi të mbrojnë. Janë fantastikë, absolutisht fantastikë”. Në verë, treshja BBC u prish, pasi Xhixhi Bufoni shkoi tek Paris SG, por gjithsesi mbeti dyshja BC (Bonuçi-Kielini) që po e mban peshën sa për të tre.
Murinjo theksoi, me të drejtë, diferencën në cilësi, stabilitet dhe përvojë mes ekipit të tij dhe Juves, duke vlerësuar se lojtarët e tij luftuan me zemër të madhe, pas një ndeshjeje shumë të fortë të shtunën ndaj Çelsit, dhe me disa mungesa të rëndësishme si Felaini apo Aleksis Sançez.
Sfidanti.al