Shaqiri terapi para ndeshjes me Zvezden: Sporti nuk është politikë

Futbollisti me origjinë kosovare, Gjerdan Shaqiri, tha se ai nuk është i shqetësuar sesi do ta presin atë tifozët e Crvena Zvezdës në Beograd, ku Liverpuli, me të cilin ai luan tani, do të ndeshet me ekipin “bardhekuq” në kuadrin e Ligës së Kampioneve. Kur atë e pyetën sesi mendon ai do ta presin tifozët në stadiumin e Zvezdës, Shaqiri vuri në dukje se me siguri atë do ta vërshëllejnë, gjë që është një dukuri normale në fushat e futbollit dhe se futbolli është sport dhe jo politikë.
“Sigurisht që do të ketë tifozë që do të më vërshëllejnë, por kjo ndodh në çdo ndeshje. Sido që të jetë, kjo është vetëm një ndeshje futbolli. Kjo është një ndeshje e rëndësishme dhe ne duhet të fitojmë, sporti nuk është politikë”, tha Shaqiri, të cilit i referohet “Liverpool Echo”
Sfidanti.al