Luis Suarez ka ditë feste. Sulmuesi i Barcelonës u bë baba për të tretën herë. Pas Delfinës 8 vjec dhe Benxhaminit 4 vjec, bashkëshortja e uruguajanit Sofia Balbi solli në jetë një tjetër djalë, që cifti e quajti Lautaro. Luis Suarez mungoi në seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes me Interin për Ligën e Kampioneve, për t’i qëndruar pranë bashkëshortes së tij gjatë lindjes së fëmijës dhe gjërat shkuan mjaft mirë, gjë që e tregon edhe postimi i futbollistit në profilin e tij në Instagram
‘Mirëseerdhe! Jemi të lumtur që erdhe mes nesh-shkruante Luis Suarez në postimin e tij për lindjen e vogëlushit Lautaro
sfidanti.al