“Marka” zbulon rekordin ; Kilian Mbape – lojtari i ri i Realit të Madridit!

Gazeta spanjolle, “Marka”, që gjithnjë është e mirinformuar lidhur me zhvillimet në klubin “mbretëror”, shkruante, dje, se është arritur marrëveshja që Kilian Mbape, sezonin e ardhshëm, të luajë me Realin e Madridit. Sipas “Markës”, Reali ka arritur marrëveshje me Mbapen që ai, gjatë gjashtë viteve të ardhshëm, të luajë me Realin dhe se futbollisti i ri i talentuar francez do të fitojë në “Santiago Bernabe” 6 deri në 7 milionë euro në vit.

Ky lojtar bashkë me familjen e tij, bën të ditur gazeta e mësipërme, ndodheshin në Madrid, ku vizituan kompleksin stërvitor të Realit dhe u takuan me presidentin Florentino Perez dhe trajnerin Zinedin Zidane. Tani, pritet që Reali të arrijë marrëveshje me Monakon dhe “Marka” vë në dukje se transferimi i tij do të përbëjë me siguri një rekord botëror.

Sfidanti.al