Përfundimisht Lionel Messi nuk do të kalojë as edhe një sekondë në burg për evazionin fiskal. Gjykata e Apelit të Barcelonës pranoi të konvertojë dënimin e tij me burg me pagesën e një gjobe prej 252 mijë Eurosh. Sulmuesi argjentinas i Barcelonës u dënua me 21 muaj heqje lirie për shkak të fshehjes së të ardhurave nga të drejtat e imazhit që kapnin shifrën e 4.1 milionë Eurove. Vendimi i fundit nga Gjykata e Apelit të Barcelonës prekte dhe babain e futbollistit, Jorge Messi i dënuar me 15 muaj burg. Për këtë të fundit dënimi u konvertua në një gjobë prej 180 mijë Eurosh.
sfidanti.al