Mbrojtësi dhe kapiteni legjendar i Celsit, Xhon Teri, u bë anëtar i ri i Aston Vilës, por u detyrua që të kalojë “sprovën” e ceremonisë së pranimit në këtë klub anglez, ashtu sikurse bëjnë të gjithë ata lojtarë që vijnë, për herë të parë, në të. Xhon Teri, një nga futbollistët më të mëdhenj që ka luajtur me Aston Vilën, ku ai do të fitojë afro 3 (tre) milionë euro në vit, mori pjesë në mbrëmjen e klubit, të organizuar enkas për të, dhe, në shoqërinë e kitarës, këndoi këngën hit të Ben I.Kingut, “Stand By Me” (Qëndro pranë meje). Në fakt, Teri ka kënduar, në të kaluarën, edhe më mirë, por, sidoqoftë, kolegët e tij të rinj e duartrokitën dhe e priten me ovacione performancën e tij, duke paralajmëruar si ai do të përfshihet mirë në këtë ekip.
sfidanti.al