Manaj regjistrohet në La Liga, por Barcelona sërish e sheh “jashtë”!

Do të jetë në një nga kampionatet më të fortë të botës së bashku me Keidi Baren dhe Ivan Balliun, veçse mund të mos qendrojë gjatë aty. Rej Manaj u regjistrua nga Barcelona në La Liga dhe është në dispozicion të trajnerit Ronald Kuman, por negociatat për largimin e tij vazhdojnë. Makabi i Tel Avivit ishte klubi i fundit që bëri një ofertë për 1.5 milionë euro për 50 për qind të kartonit. Barça ia ka lënë në dorë shqiptarit që të vendosë, ndërsa është folur për interesim nga klube të tjerë si Kadis, Sasuolo, Betis, Famalikao dhe të tjerë. Për momentin, sulmuesi 24-vjeçar i kombëtares shqiptare duhet t’ia dijë për nder Gerard Pikesë që uli ndjeshëm rrogën e tij duke bërë të mundur të regjistrohe edhe Depai dhe Erik Garsia.

Sfidanti.al