Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ia ka bërë të ditur prioritetet e veta trajnerit të ri të Realit të Madridit, Hulen Lopetegi, që në fillim të sezonit të ri. Pritshmëritë nga Lopetegi janë jashtëzakonisht të mëdha, pasi ai zëvendësoi Zinedin Zidanen që e ngriti stekën në një lartësi tjetër edhe më të lartë, sidomos, duke e fituar kupën e Ligës së Kampioneve për herë të tretë radhazi.
Perezi, sikurse njofton media spanjolle, ka qenë kategorik në kërkesën e tij ndaj Lopetegit se ai duhet të triumfojë përsëri në Ligën e Kampioneve.
Bosi i madh i Realit i ka thënë trajnerit të mësipërm se motivimi për ta fituar trofeun duhet të jetë shumë i madh, në radhë të parë, për shkak të faktit se finalja e këtij sezoni të Ligës së Kampioneve do të luhet në Barcelone, në stadiumin e rivalit kyesor të Realit, në “Kamp Nou”.
Synimi tjetër kryesor është fitimi i kampionatit spanjoll, Primera, duke qenë se Perezi do që Reali t’i japë fund mbizotërimit të Barcelonës në kampionatin kombëtar.
Sfidanti.al