Ish-pronari i Milanit Silvio Berluskoni po kthehet në futboll, pasi ai bleu 95 për qind të klubit Monza që luan në Serinë C. Blerja e këtij klubi italian u konfirmua zyrtarisht edhe nga ana e pronarit të tij të deritanishëm, Nikola Kolombo.
“Ne ramë dakord për 95 për qind të aksioneve, kurse ajo pjesa tjetër e vogël do të më mbes mua. Përse 95 dhe jo 70 për qind do të pyesni ju? Për mua, ka nuk ka rëndësi, diferenca është e vogël. Tani, për ekipin do të kujdeset Berluskoni, kurse edhe unë nuk do të rri duarkryq në klub. Tani, ne kemi një ekip të fortë”, deklaroi Kolombo.
Sidoqoftë, njeriu që do të bëjë punën më të madhe në klub, do të jetë“dora e djathtë” e përhershme e Berluskonit, Adriano Galiani, kështu që shpresohet që Monzën në të ardhmen ta shohim në konkurrime të niveleve më të lartë.
Sfidanti.al