“Operativi” kryesor i klubit të Romës u ndodh përballë kritikave të forta nga ana e tifozëve të vet që u shtuan edhe më shumë mbas humbjes 3-0 nga Reali i Madridit në Ligën e Kampioneve, sepse “ujkonja romane” nuk bëri asnjëblerje cilësore gjatë sezonit të kaluar veror të transferimeve.
Tani, Monçi përsëri u gjend në qendër të vëmendjes, për shkak të një deklarate që ka bërë ditët e fundit për shitjen e Ronaldos nga Realite Juventusi. Monçi, në ndryshim nga shumica e njerëzve që thonë se shitja e Ronaldos te Juventusi kishte synime marketingu e të tjera si këto, ka një mendim krejt të ndryshëm. Sipas tij, shitja e Ronaldos ka qënë planifikuar nga klubi spanjoll që largimin e tij ta shfrytëzojë si një motivim për një sfidë edhe më të madhe, që ta mbrojë titullin e kampionit të Evropës, por kësaj here pa Ronaldon.
“Është e vështirë të gjeni motivim, kur e keni fituar titullin e Ligës së Kampioneve tri herë radhazi. Sipas meje, kjo mund të jetë arsyeja e shitjes së Ronaldos. Pra që ajo të shftytëzohet për t’i motivuar të tjerët që ta fitojnë trofeun e Ligës pa Ronadlon”, i deklaroi Monçi radios “Kadena Pope”.
Sfidanti.al