Juventusi, gjatë sezonit të kaluar veror të transferimeve, solli në radhët e veta Kristiano Ronaldon dhe disa lojtarë të tjerë cilësorë, por tani, siç shkruan “Kalço Merkato”, ai do edhe dy përforcime të tjera.
Sikurse thuhet, trajneri i Juves, Masimo Alegri, do mesfushorin e palodhur të Çelsit, Ngolo Kante, dhe mesfushorin tjetër të talentuar, atë të Realit të Madridit, Isko, që ta forcojë edhe më shumë mesfushën e “Zonjës së vjetër”.
Duket se synimi i Alegrit me këto dy përforcime të lartpërmendura është që të krijojë një formacion “brutal”, të cilin vështirë se do të mund ta përballojë kush në të ardhmen.
Sfidanti.al