Grizman: Zakonisht askush nuk i thotë “Jo” Barcelonës, por…

Duket se vetë Antoan Grizmani ishte regjisori i sagës së pazakontë të transferimit që, sidoqoftë, përfundoi me qëndrimin e tij tek Atletiko e Madridit, një epilog, të cilin ai e pasuroi me nje film dokumentar, përmes të cilit ai njoftoi vendimin e tij final që ta vazhdoi karrierën e tij në “Vanda Metropolitano” të Madridit.
Nuk është për askënd sekret se futbollisti francez qëndroi tek Atletiko, megjithë ofertën mjaft tunduese që ai kishte nga Barcelona, një klub, të cilin rrallë kush e refuzon, kur ai dërgon ofertat e tij zyrtare. Por, megjithatë, teori të tilla “humbasin në ujë”, duke pasur pararasysh rastin e Grizmanit dhe tani ky i fundit në një intervistë në “L’Ekip” bën të ditur se përse e mori një vendim të tillë.
“Ju do të thoni se përse unë nuk zgjodha Barcelonën? Situata ime është e njëjtë, me atë, kur bëhet fjalë për dashurinë që ke ti për shtëpinë tënde, pra, thjesht, ju nuk doni të ikni në ndonjë vend tjetër, sepse keni shtëp;inë tuaj. Tek Atletiko mua me kanë krijuar të gjithë kushtet që unë ta ndjej veten si në shtëpinë time, madje, kanë blerë edhe lojtarë të tjerë të mirë që ta bëjnë ekipin edhe më të mirë. Zakonisht, thonë se Barcelonën askush nuk e refuzon, por unë bëra ta kundërtën. Është e vështirë t’i thuash ‘Jo’ një klubi si Barcelona, por, po ua them sinqerisht se shtëpia ime është Atletiko”, tha Grizmani.
Sfidanti.al