Antonie Griezmann ka thënë se nuk ka arsye për t’u larguar nga Atletico Madrid dhe s’ben finte.
Sulmuesi francez, Antonie Griezmann është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, pas paraqitjeve të tij fantastike me Atletico Madridin.
Por, lojtari nuk është i brengosur dhe është shumë i lumtur në Atletico pavarësisht interesimit të skuadrave të mëdha.
“Si gjithmonë, unë jam shumë i lumtur në Atletico dhe në Madrid. Moti është i mirë dhe kam bashkëlojtarë shumë të mirë, prej më të mirëve në botë. Po ndjehem shumë mirë këtu dhe nuk kam arsye për tu larguar”, ka thënë Griezmann