Nëse krijon 12 raste për gol dhe shënon të paktën dy herë, atëherë duhet të jesh i kënaqur. Futbolli nuk është basketboll, dhe këtë nuk mund ta ndryshojë as skuadra që dominon në Itali, Juventusi. Tifozët duhet të kenë dalë tepër të lumtur nga stadiumi i Torinos, pasi ndaj Milanit u mor ajo që u meritua, edhe pse me shumë vështirësi, dhe sërish me një penallti. Gjithsesi, ekipi më i fortë i Serisë A do të shkojë në ndeshjen e dytë në Champions ndaj Portos me mendjen të mbledhur, pasi Roma nuk do të mund të afrohet as këtë javë.
Mehdi Benatia shënoi në minutën e 30-të për skuadrën e trajnerit Alegri, e cila u befasua në të 43-ën kur Karlos Baka barazoi me të vetmen gjuajtje të Milanit në portë. Do të mbetej e vetmja deri në fund dhe trajneri mik, Montela, e kuptoi se do të duhet që kinezët të blejnë aksionet dhe të ndërhyjnë fort nëse do të dëshirojë të ketë shpresë për ta thyer këtë dominim juventin në Serinë A.
Pas 6 rasteve pas pushimit dhe goditjes së shtyllës, edhe penalltia pas prekjes së topit me dorë nga De Shilio. Në minutën e 97-të Paulo Dibala shënoi golin e fundit, atë të fitores. Juventus u hakmorr për humbjen 0-1 në “San Siro” në fazën e parë, ndërsa arriti në 70 pikë të grumbulluara në 28 ndeshje, ndërsa Roma e ndjek me 59 dhe me një ndeshje më pak.
Sfidanti.al