Dembele mos e thuaj! Ju premtoj se nuk do të bëj më budallallëqe!

Futbollisti problematik i Barcelonës, Usman Dembele, i entuziazmoi tifozët në ndeshjen e fundit të Lidhjes së Kampioneve kundër Totenhemit, duke shënuar një gol fantastik, pasi vrapoi gati 70 metra. Dembele ndodhet në qendër të vemdjes, gjithashtu, edhe për shkak të sjelljes së tij jashtë fushës.
Megjithëse ishte paralajmëruar se ai, veç gjobës me vlerë prej 100 000 eurosh që ishte i vënë, për shkak se kishte ardhur me dy orë vonesë në stërvitje, nuk do të përfshihej në formacion, trajneri Ernesto Valverde, e futi atë në lojë dhe ai shënoi një gol mjaft të bukur.
Sfidanti.al