‘Bombë’ te Atletiko Madrid, arrestohet përgatitësi fizik, akuzohet për dhunë

Atletiko Madrid mori një lajm shqetësues. Përgatitësi fizik i skuadrës Oskar Ortega i njohur ndryshe si ‘Profe’ u arrestua mbrëmjen e së hënës pasi u dyshua se kishte ushtruar dhunë fizike. Lajmi u publikua nga AS dhe u konfirmua edhe nga policia spanjolle. Ortega e kaloi të gjithë natën në rajonin e policise për të dalë paraditen e së martës përpara gjykatësit.

Megjithatë gjithcka duket se u zgjidh pasi, 60 vjecari u lirua pa asnjë akuzë, ndërkohë që nuk u mor asnjë masë tjetër. Uruguajani Oskar Ortega është pjesë e stafit teknik të Atletiko Madrid që nga viti 2011, por ai ka punuar me Simeonen edhe kur ky i fundit ishte futbollist nduke nisur nga sezonin 2003/2004.

Ai njihet nga të gjithë si një person shumë kërkues dhe jo pak herë ka qenë i rreptë me futbollistët gjatë përgatitjeve, por mesa duket ky karakter i tij nuk i bezdiste shumë lojtarët pasi sic kanë deklaruar ata vetë, metoda e punës së tij i ka ndihmuar shumë në arritjen e formës më të mirë fizike.

sfidanti.al