Golden Stejt nuk e frenon më askush; fiton edhe ndaj Indianës

Ajo me Indianën duhet të ishtë një supersfidë, por Golden Stejte ktheu atë në një seancë stërvitore. skuadra kampione në fuqi fitoi me shumë lehtësi ndaj skuadrës që ndodhet në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes me rezultatin 132-100 duke u dhënë një mesazh skuadrave që duan t’i rrëmbejnë fronin e kampionit, se do ta kenë shumë të vështirë për t;ia arritur qëllimit. Njeriu i ndeshjes për Golden Stejt u bë i zakonshmi Stiven Kërri që e mbylli ndeshjen me 26 pikë, 23 nga të cilat i shënoi gjatë dy periodave të para.

Denveri mundi Memfisin 95-92, në një ndeshje ku e pa veten në vështirësi të mëdha. Në të vërtetë skuadra e Grizlis arriti që të krijojë një avantazh prej 25 pikësh gjatë kësaj ndeshjeje, por nuk diti ta administrojë sic duhet dhe Denver ishte në gjendje që të përmbysë gjithcka e të kthejë situatën në favorin e saj. Meritën më të madhe për këtë sukses të Denverit e kishte Nikola Jokic që regjistroi një bilanc me 24 pikë, 5 topa në tabelë dhe 3 assist.

Bostoni rikthehet te fitorja në NBA dhe këtë e bëri në Barclays Center ndaj Bruklinit duke e mposhtur skuadrën vendase me rezultatin 112-104. Kajri Irving nuk ishte në parket për skuadrën e Seltiks, por mungesa e tij nuk u ndje kjo edhe falë lojës mjaft të mirë të Markus Smart dhe Xhejlen Broun, ndërkohë që mjaft mirë bëne edhe Aron Bejns e Terri Rozier me 16 dhe 14 pikë.

sfidanti.al