Manila, arrestohet ‘spidermani’ francez, ngjiti ndërtesën 47 kate pa masa sigurie

Quhet Alen Rober dhe njihet si ‘spidermani’ francez. 56 vjecari u arrestua këtë të martë në Manila në Filipinë pasi ngjiti pa asnjë masë sigurie ndërtesën ‘GT Toëer’ me 47 kate. Me këtë ngjitje të tij, Rober i befasoi të gjithë të pranishmit që u ndodhën aty për ta parë, por jo policinë që priti 2 orë deri sa kreu ngjitjen për ta arrestuar.

Alen Rober është ngjitur në më shumë se 100 ndërtesa pa përdorur masa sigurie dhe e ka shkruar emrin në librin e rekordeve. Ai ka qenë në gjendje që të ngjitet në Kullën Eifel në Paris, në Sydney Opera House, Kullat Petronas në Kuala Lumpur api Burxh Kalifa në Dubai. Në muajin qershor, Rober tentoi që të bëjë të njëjtën gjë në Kullën Lotte në Seul 123 kate, por policia nuk e lejoi të realizojë iniciativën e tij.

sfidanti.al