Do të luhet së pari për trofe, dhe kjo do të jetë e lidhur me gjëra të tjera. Tek Barcelona kjo finale e Kupës së Mbretit merr një rëndësi edhe më të madhe se zakonisht sepse është trofeu thuajse i vetëm i mundshëm i sezonit. Humbja me Realin në Madrid i vështirëson shumë punët në La Liga. Po ashtu, një trofe do të thotë një provë dhe një ftesë konkrete për Lionel Mesin se ai duhet të qendrojë në “Kamp Nou” sepse e ardhmja do të jetë ajo e duhura. Së fundmi, mediat spanjolle shkruajnë se finalja e sotme në orën 21:30 ka lidhje me pozicionine trajnerit Ronald Kuman. Një fitore është mirë, por një humbje siç ndodhi në finalen e Superkupës do të prishte shumë punë dhe holandezi mund të rrezikonte postin. Në finalen që luhet në Sevilje, do të jenë përballë dy ekipet me më shumë traditë në këtë kompeticion, me Barcelonën që ka fituar 30 herë, dhe Bilbaon që e ka marrë kupën 23 herë. Reali është në vendin e tretë me 19. Bilanci mes tyre është me 43 ndeshje, 23 fitore të katalanasve, 6 barazime e 14 fitore të baskëve.
Sfidanti.al