Real Madrid ka thelluar në 5 pikë avantazhin në kreun e renditjes së kampionatit anglez falë fitores 2-1 në fushën e Atletik Bilbaos, në një nga transfertat më të vështira që i kishin mbetur deri në fund të sezonit në La Liga.
Heronjtë e ndeshjes së sotme ishin Karim Benzema dhe Kasemiro, autorë të dy golave për këtë takim por sidomos të paraqitjeve shumë bindëse, në një periudhë kur Kristiano Ronaldo dhe sidomos Garet Beil nuk janë duke u paraqitur mirë para portës. Nëse portugezi mund të justifikohet se ishte protagonist në aksionet e të dy golave, Beil ishte një lojtar më pak në fushë dhe duket qartësisht se është shumë larg formës së tij të zakonshme.
Gjithsesi, tre pikët në “San Mames” i japin më shumë forcë skuadrës së Zidan për të përballuar fundin e sezonit, ashtu si edhe ringjallja e Benzema. Ky i fundit sot ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës, duke u kthyer shpesh edhe në ndihmë të shokëve të mesfushës apo duke vë në rrezik prapavijën e Atletik Bilbaos sa herë që kishte topin në këmbë.