Arsene Wenger i ka dalë në mbrojtje Granit Xhakës, i cili po ndëshkohet nga gjyqtarët ‘pa mëshirë’
Arsene Wenger, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se ylli kosovar, Granit Xhaka është bërë viktimë për ndërhyrjet e palejuara që ka bërë në disa ndeshje.
Reprezentuesi zviceran është ndëshkuar shpeshherë me karton të verdhë e të kuq gjatë këtij sezoni. Por, Wenger e mbron përforcimin e ardhur nga Borussia Monchengladbach.
“Besoj se ai është bërë viktimë e ndërhyrjeve të tij të kaluara”, deklaroi Wenger për “Sky Sport.
“Besoj se ai tani është në një pozitë ku në ndërhyrjen e parë ndëshkohet me karton të verdhë, njësoj siç ndodhi në duelin me Lincolnin”, theksoi ai.
Strategu francez ka thënë se në Premierligë ka lojtarë më të ashpër sesa Granti, dhe se nuk ndëshkohen në faullin e parë.