Synimi kryesor i Bajernit të Mynihut është që çdo vit të luajë më mirë sesa vitin paraardhës dhe që të fitojë trofetë më të rëndësishëm. Dhe, duke pasur parasysh kontuinitetin dhe mënyrën e punës në këtë klub vetëm gjatë 10 viteve të fundit, atëherë, nuk ka asnjë dilemë se ekipi kampion gjerman punon në atë nivel, ashtu sikurse e bëjnë këtë Reali i Madridit dhe Barcelona. Për ketë arsye, vetëm këta dy ekipe gjigantë spanjollë përbëjnë, çdo vit, sfidën kryesore për Bajernin në Ligën e Kampioneve, por, në një deklaratë të fundit që bëri drejtori ekzekutiv i klubit, Karl Hainc Rumenige,ky i fundit vuri në dukje se Bajerni, tani, e ndan primatin në botë vetëm me një klub.
Njeriu nr.1 i bavarezëve konsideron se Bajerni, momentalisht, është një klub më i mirë sesa Barcelona, duke shtuar se vetëm Reali i Madridit ka një reputacion më të madh sesa klubi i tij. “Sipas statistikave më të fundit të rejtingut të UEFA-s, Bajerni është klubi i dytë më i mirë në botë. Ne kemi para vetëm një klub, Realin e Madridit. Më vjen mirë që ne jemi pjesë e elitës së futbollit botëror, por aspirata jonë është vendi i parë. Megithatë, duhet të jemi realistë, Reali i Madridit, si një brend, është ende shumë para nesh”, tha me sinqeritet Rumenige.
sfidanti.al