Fabio Coentrao, mbrojtësi i Real Madridit, e ka pranuar se e ka blerë patentën e mamkines per 4000 euro.
Sipas portalit të njohur sportiv portugez, O Jogo, Fabio Coentrao të premten në gjykatën e Bragas ka pranuar se e ka blerë patenten e shoferit per 4000 euro në vitin 2012.
Coentrao ka pranuar se është ndihmuar nga dikush që t’i jap përgjigjet e sakta në testin me shkrim për patentë shoferë, përcjell Express.
Por, Prokurori i kësaj çështje e ka pezulluar rastin duke e detyruar portugezin të paguaj 3000 mijë euro në Bankën kundër Urisë në Braga