Luis Suarez e bën fakt të kryer ardhjen e Antuan Grizman te Barcelonë. në një intervistë për radio Rincon, sulmuesi uruguajan foli për sulmuesin e Atletiko madrid në mënyë të tillë sikur të jetë arritur marrëveshja mes dy klubeve për kalimin e francezit në Camp Nou.
‘Jemi krenarë për faktin që në skuadrën tonë vijë lojtarë si Antuan, apo sic ndodhi muajt e kaluar me Kutinjon e Dembelenë-tha Suarez-Grizman prej vites luan në nivele të larta, është lideri i sulmit të Atletiko Madrid dhe te Barcelona do të jetë i mirëpritur. Nuk do të vijë për t’i marrë ndokujt vendin, por me ambicien për të fituar trofe me skuadrën më të mirë në botë’
Suarez foli edhe për largimin e Neymar në drejtim të p[aris Sën Zhermenit verën e kaluar
‘Më erdhi shumë keq-vijoi uruguajani-ishim miq përvecse shokë skuadre, por ai mori një vendim pas një reflektimi duke marrë përsipër edhe përgjegjësinë. Nuk besoj se u largua për para, por për objektiva që donte t’i arrinte me Paris Sën Zhermenin’
Padyshim Suarez foli edhe për Messin me të cilin ka krijuar një miqësi të fortë familjare.
‘E shoh Messin si një njeri normal, jo si mesin-tha Suarez me tone shakaje-fëmijët tanë janë miq, po ashtu edhe bashkëshortet tona dhe në futboll nuk është e lehtë të krijosh një miqësi kaq të fortë, sidomos me një nga shokët e skuadrës që luan në të njëjtin repaer. Por me Leon raporti shkon përtej cdo egoizmi të mundshëm, më ndihmoi të fitoj Këpucën e Artë dhe unë do të bëj gjithcka mundem që ta ndihmoj’
sfidanti.al