“Dhimbje kineze” për kokën e  Iniestës, miliona që blejnë edhe lotët !?

Media në Spanjë ka zbuluar detaje rreth ofertës që ka ardhur nga Kina në adresë të Andres Iniestës, por mesfushori i Barcelonës ende ndodhet në dilemë. Thuhet se ekipi kinez Çonking Dangdai është gati që të paguajë për Iniestën një çmim shumëmilionësh, nga i cili të dhëmbë koka!

Disa mediume në Spanjë thonë se oferta kineze në adresë të Iniestës është 81 milionë euro për tre vite, pra një pagë vjetore prej 27 milionë eurosh. Por, kinezët, sikurse pretendohet, shkojnë edhe më larg: ata janë gati që t’i blejnë atij 6 (gjashtë) milionë shishe vere nga fabrika e tij e verës që, nëse kihet parasysh se një shishe vere e tij kushton 6 euro, do të thotë edhe 36 milionë euro të tjera! Iniesta është ende në dilemë, por këto shifra duhet t’i japin shpejt fundit mëdyshjes së tij.

Sfidanti.al