Ljuis Hamilton qëndron me këmbë në tokë pas fitores së parë sezonale të Formula 1 që arriti në Cmimin e Madh të Azerbajxhanit. Piloti i Mercedes pranoi se fundjavën e kaluar në pistën e Bakut pati fat në suksesin e tij dhe shtoi se kjo nuk mund të ndodhë në 17 garat e tjera të këtij sezoni.
‘Të jesh në krye te klasifikimit të kampionatit është dicka fantastike, por nëse do të vazhdojmë kështu do të na duhet të kemi fat në të gjitha garat për të qëndruar në këtë pozitë-tha Hamilton-dhe nuk mund të presim të kemi fat në 17 garat e ardhshme’.
Hamilton pranoi se po punon ende për të përmirësuar paraqitjet e Mercedes Ë09 dhe ka frikë se do ta ketë të vështirë të ruajë këtë avantazh. një nga problemet kryesore të Mercedes për këtë vit është mosshfrytëzimi sic duhet i gomave,dhe jo vetëm. ‘Makina ka ritëm, por nuk po mund të zhbllokohemi-vijoi Hamilton-na duhet të kemi paraqitje e ritëm që në këtë moment nuk janë në harmoni’
Hamilton foli edhe për skuadrën rivale të mercedes, ferrarin duke pranuar se Kokëkuqja italiane ka një ritëm më të mirë se Mercedes dhe se ajo që duhet të bëjë skuderia gjermane është vetëm ta përmirësojë atë në mënyrë që të bëhet më e lehtë për t’u drejtuar.
sfidanti.al