Nuk mund të mungonte më gjatë, protagonizmi rebelues dhe demaskues i Sinan Idirizit ka pushtuar përsëri skenën e lodhur të Superligës. Thonin si shefi vlonjat ishte betuar se nuk do të blasfemonte, siç di vetëm ai, “pushetin e deformuar” të garës , por paska qënë vetëm një iluzion dymujor, qysh pas Asamblesë. Pas ndeshjes me Vllazninë, pyetjet për të kanë qënë si një fitil për të shpërthyer bombën, fuqia e së cilës rritej nga mëkatet që i bëheshin ekipit. Fjalët e Sinanit kanë shkuar edhe përtej orbitës së futbollit, i drejtohen edhe Shetit të kësaj loje, që në skemën e madhe të halleve që krijon loja e topit , ka kombinuar më shumë me hokubetët e zyrave me se sa me vegjëlinë, klubet, që votojnë me 4 duar sistemin dhe pastaj, sikur të ishin të ndershëm, thërrasin “ndihmë se po na mbytin me dallavere…”
Thonë se dhuna do dhunë, dhe zëri i Idrizit është ilaçi i duhur. “ Gjyqtari ka sharrë me libër shtëpie tifozerinë dhe lojtarët. Sot do shkoj në polici të bëj një denoncim. Këta lloje bastardësh mos kuptojnë se ne jemi tokë e butë këtu dhe mund të bëjnë ç’të duan. Krahas shtetit ne jemi të Zotë ti dalim Zot vetes tonë. Në Vlorë nuk ka bir nëne të shajë vlonjatët me libër shtëpie.
Arbitri do të vijë me ne në polici tani. Një arbitër bastard që bën këtë që bëri. Janë pjesëtarët bastard të FSHF-së që shajnë me libër shtëpi futbollistët e Flamurtarit, është çudi e madhe. Vetëm në këtë vend bëhen këto gjëra. Zbres poshtë për tu takuar, kur shiko, anësori, shahej me libër shtëpi, dhe bënte grusht me lojtarët e Flamurtarit.
Është një situatë që kamerat e sigurisë e kanë. Dy vëzhguesit e FSHF-së rinë dhe bëjnë llogje. Lojtarët e Flamurtarit, të acaruar me arbitrin po shkëmbenin fjalë njëri me tjetrin. Arbitri i dytë shan me një fjalor që nuk është i denjë për tu thënë. Një acarim që nuk kishte pse të ndodhte. Përgëzova Shkodrën dhe ekipin tonë për lojën e bukur. Nuk e di çfarë dua të testojnë, nervat e kujt testojnë. Nuk komentoj janë apo s’janë penallti, nuk më intereson. Të shaj me rop shtëpi çdo lloj njeriu që i del këtu, unë nuk e kuptoj “?
Sfidanti.al